Asgjë e re në horizont

0
Shkruan Mimoza Rexhvelaj 
Asgjë e re në horizont
Asgjë e re në retinën e syve të mi
Veç fishkëllimës së fletës që kthehet,
Një monotoni flakëruese
Me avuj sokakësh dehet.
Meridianë të humbur
Si jastekë gjithë pluhur,
Sa e Anteut gjurma ime
E krahët e lehtë, si flutur.
Pentagrami i jetës sime përshkon kthesën e radhës
Me gjethe pa krahë por të fluturojnë dinë,
Minutat në vakum sajojnë katërorë të imët
Në një liman të zbrazët dikur mbrrijnë…
Ora mban frymën me ritmin e zemrës
Tinguj trishtimi buzëqeshjen ma dhunojnë,
Cepat e buzëve të etshme për puthje
Zot, më thuaj, si mund t’i durojmë?
E thënë tjetërsi
Në horizont shoh vetëm prapësi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu