Arrestohet për më pak se14 gram hashash para gati 3 vitesh, vdiq në burg 50-vjeçari, gjyqtari që e dënoi bën pallë!

0

50-vjeçari që ndërroi jetë sot në burgun e Bënçës në Tepelenë, ishte arrestuar më shumë se dy vite më parë për një sasi tejet të vogël lëndësh narkotike

Artur Zhupa banues në Gjirokastër, u arrestua më 20 gusht 2016, në fshatin Humelicë të Gjirokastrës, pasi në mjetin e tij, u gjet një sasi e vogël prej 14 gramësh lëndë narkotike. Sasia e vogël e bimës u gjet në mjetin e tij tip “Hyundai”.

Edhe pse kanë kaluar dy vite e 8 muaj, me sa duket 50-vjeçari ishte ende në burg.

“Më datë 20.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Artur Zhupa, vjeç 48, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në fshatin Humelicë, nga kontrolli në mjetin tip “Hyndai” ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 13.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva”, njoftonte policia.

Ai ndërroi jetë sot pasi u transportua në spital. 50-vjeçari dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu