Arrestohet djali i biznesmenit Samir Mane, po Samiri kur e ka radhën?

0

Arrestohet djali i biznesmenit Samir Mane për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

27-vjecari ka qenë duke drejtuar makinën në afërsi të Parlamentit, kur ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përplasur automjete të tjera në anë të rrugës.

Për fat nuk ka patur të lënduar, por i riu është vënë në pranga për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Raportohet se i riu është konfliktuar edhe me efektivët e policisë.

27-vjecari M.Mane pritet të dalë përpara gjykatës për masë sigurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu