Armand Shkullaku: Jo Edi Rama, po Skënderbeu i vërtetë të ngjallet e të vijë këtu, nuk qeveris dot pa opozitë, në 2019

0

Shkruan Armand Shkullaku

Nëse kjo opozitë është kaq e parëndësishme dhe është një opozitë që nuk ka asnjë vlerë. Nëse kjo opozitë është vetëvrarë, ka djegur mandatet, ka bërë harakiri, ka ikur në punë të vet, atëherë çfarë e shqetëson mazhorancën që thotë se na ka ndikuar kriza politike tek raporti me Bashkimin Europian.

Kur ky njeri, Lulzim Basha, është i parëndësishëm pse duhet të ulesh me të?

Ulu me Rudina Hajdarin, ulu me Kujtim Gjuzin, ulu me kë të duash dhe zgjidhim këtë problem dhe t’i japim Shqipërisë pluralizmin e merituar.

Mendimi im është që nuk duhet të ketë përplasje.

Unë them që opozitës nuk i konvenion që ditën e zgjedhjeve më 30 Qershor të bllokojë një proces farsë.

Rama thotë se nuk negocion 30 Qershorin dhe opozita thotë që nuk e lëshon 30 Qershorin.

Jo Edi Rama, po Skënderbeu i vërtetë të vijë, nuk qeveris dot vetëm, pa opozitë, në 2019.

Ndaj, sa më vonë Edi Rama ta japë dorëheqjen, më mirë është, të marrë disa Arta Marku, le të marrë disa gjykata, le të marrë disa prokurori, le të marrë disa bashki, le t’i marrë të gjitha.

Sa më shumë Edi Rama të marrë, fundi dihet.

Dhe është gjë e mirë për këtë shoqëri që ta pësojë edhe njëherë kështu që njerëzit të vënë mend.

Nga ana tjetër shtrohet pyetja: Pse nuk duhet opozita të bëjë dhunë? S’ka nevojë. Ky është një autoritarizëm karikatural. Sado që mundohet të imitojë Erdoganin, nuk është ai lloj.

Opozita duhet ta kthejë në një festival karnavalesh. Le të dalë, siç dilnin atëherë me daulle në 07:00 të mëngjesit, që votohej 99.99%. Atij (Enverit) ia tërhoqën bustin zvarrë mbasi vdiq.

Kurse mund të ketë politikanë që mund të tërhiqen zvarrë për së gjalli. Nëse një politikan mendon që mund të shkojë i vetëm që të dominojë gjithë pushtetet dhe të mos lërë asnjë hapësirë demokratike, sigurisht që mund të përfundojë ashtu.

* Qëndrimet janë personale të autorit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu