Moderatori i njohur Arian Çani ishte mes emrave të ekranit që këtë sezon u përfshi në lëvizjen televizive. Ai u largua papritur nga TV Klan kohë më parë dhe vetëm ditët e fundit është mësuar se “Zonë e Lirë” do të transmetohet në një televizion tjetër.
Mbrëmjen e sotme Arian Çani ka dalë në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe ka ofenduar një prej kolegëve moderator, duke e quajtur atë “fantomas” dhe “mortje”.
Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin
Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë
Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën
Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pista.
Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mortje
Kujtojmë që dje ambasadoren amerikane e intervistoi Blendi Fevziu. Mos vallë Arjan Çani ka përplasje me Fevziun?