Arens Çela në krye të Prokurorisë së Tiranës

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës. Çela ishte drejtues i komanduar i përkohshëm për disa muaj pas largimit të prokurores Elisabeta Imeraj.

Çela do të jetë për një mandat 3 vjeçar, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së parë Tiranë.

Arens Çela ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas ai ka drejtuar prokurorinë e Beratit dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve. Në janar 2020, Çela u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si ndihmës-magjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme.

Çela u konfirmua në detyrë më 23 mars 2021 me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Dy anëtaret në shumicë të trupës së KPK-së, kryesuesja Pamela Qirko dhe relatorja Firdes Shuli u bindën nga shpjegimet e prokurorit Çela për pasurinë dhe dy kriteret e tjerë të rivlerësimit, ndërsa komisionerja Xhensila Pine votoi pro shkarkimit, pasi konstatoi pamundësi financiare për një apartament dhe probleme me profesionalizmin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu