Arben Krajë dhe Gramoz Ruçi me pseudonime si bashkëpunëtor të ish Sigurimit të Shtetit Diktatorial

0

Shkrimtari Agron Tufa thotë se ka denoncuar me emër dhe mbiemër mbi bazën e dokumenteve origjinale persona të njohur publikë që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit, por këto nuk janë marrë parasysh nga Autoriteti i Dosjeve.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Tufa akuzoi kryetaren e Autoritetit të Dosjeve se ka vepruar përmes emaileve anonime dhe jo dokumenteve zyrtare.

“Pse kryetarja e Autoritetit të Dosjeve s’i mori denoncimet e mia me dokumente origjinale si në rastin kur denoncova ‘Cigaren’ Ruçi;  Arben Krajën si ish-hetues i komunizmit e shumë emra të tjerë që kanë punuar në institucione publike. Ata njerëz i kanë edhe gratë tek Autoriteti i Dosjeve. Nëse Autoriteti nuk do kishte vepruar me ato emaile anonimeve por do t’i ishte përmbajtur 28 emrave që i kam publikuar me dokumente, do t’ikishte vepruar menjëherë”, tha Tufa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu