Në intervistën përballë gazetarit Blendi Fevziu në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, ArbenA Ahmetaj është pyetur për arrestimin e Alda Klosit dhe marrëdhënies që ka patur me të.
Ish-zv/Kryeministri tregoi se cilat kanë qenë lëvizjet nëpër institucione të Alda Klosit.
Blendi Fevziu: Këtu në studio është thënë, pa u përmendur emri yt, por gazetarë më pas thanë që Alda Klosi në momentin që i është vjedhur një shumë parash, ajo sot ndodhet në arrest, ju ka telefonuar ju dhe ju ka kërkuar ndihmë. Është e vertetë apo s’është e vërtetë?
Arben Ahmetaj: Jo, s’është e vërtetë. Sa i përket personit në fjalë Alda Klosi, unë nuk jam te historia përgjegjësia është personale se ajo është fjali e fundit nuk është fjali e parë. Alda Klosi ka ardhur nga Ujësjellësi i Tiranës tek Ministria e Ekonomisë. Ka ikur nga Ministria e Ekonomisë, e kam gjetur në Ministri të Financave, e kam lënë në Ministri të Financave dhe ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Në sytë e mi, ka qenë punonjës korrekt. Lidhja ime ka qenë vetëm zyrtare.
Blendi Fevziu: S’keni pasur asnjë kontakt tjetër fare me të? Mbrapa jo kohën që keni qenë?
Arben Ahmetaj: Unë kam folur vetëm një herë në telefon diku nga fillimi i Tetorit për të ditur çfarë bëni, se i merrja të gjithë si jeni, ku keni filluar punë etj. Dhe sugjerimi im për të ka qenë ndiq procedurën ligjore, denonco.