Apeli e liroi/ Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në burg të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj

0

Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në burg të Dritan Goxhajt.

Ish-luftëtari I UÇK-së doli nga paraburgimi disa muaj më parë me vendim të Gjykatës së Apelit.

Ai u arrestua në Tiranë në muajin korrik për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë.

Teksa pritej ekstradimi i tij në Hagë, Goxhaj u lirua nga Apeli. Por tanimë, Prokuroria e Tiranës i ka dalë kundër këtij vendimi të Apelit duke i bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Vetëm disa ditë pasi doli nga paraburgimi, ish-luftëtari I UÇK-së, kallëzoi në SPAK ministrinë e Drejtësisë, Ulsi Manja, për “Shpërdorim detyre”.

Sipas Goxhajt procesi ndaj tij ka qenë që nga fillimi i jashtëligjshëm dhe qartësisht politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu