Andreas Papandreut nuk i është refuzuar kurrë viza amerikane (siç gënjen Sali Berisha)

0

Shkruan Gëzim Basha

Andreas Papandreut nuk i eshte refuzuar viza amerikane.

Kryeministrit grek, Andreas Papandreu, ish- shtetas amerikan, profesor i respektuar i ekonomisë politike dhe ish- oficer i Marinës amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk i është refuzuar asnjëherë viza e hyrjes në SHBA.

Gjatë Luftës së Ftohtë praktika e refuzimit të vizës nuk aplikohej ndaj politikanëve aktivë, përveç Fidel Kastros apo Idi Amin Dadas.

Mjaft nga liderët komunistë të Europës Lindore, përfshi Çausheskun, janë pritur në Shtëpinë e Bardhë me tapet të kuq.

Papandreu, një liberal radikal, ishte prodhim tipik i botës universitare amerikane të viteve 60-të, dhe këtu zë fill antagonizmi i tij 10- vjeçar me politikën e jashtme të SHBAsë gjatē presidencave konservatore Regan dhe Bush.

Vizita e Papandreut në Moskë apo takimi në Varshavë me gjeneral Jaruzelskin, u prit me zemërim nga diplomacia amerikane por pa u pasuar me sanksione politike ndaj tij.

Ambasada e SHBA-se në Athinë nuk i ka nderprere asnjëhere kontaktet me Papandreun edhe kur rivalet e tij në Pasok ju luteshin t’jua hiqnin qafe.

Papandreu kishte një instikt të lindur per ti kuptuar hapsirat dhe caqet.

Krahasimi i çdo horri ballkanas me të është çështje marrëzie!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu