Amerika na çoi kartë

0

Shkruan Flutura Açka

Lol, o xhan, të griu tënja

ha e ha e t’u kalb rrënja.

Dil nga vrima, fol në mejdan,

trimat nga dhjakësit kjo i ndan.

Dil në dritare fol me të tutë

iu mek zëri, kanë veshur futë.

Mendo, o xhan, zonjat me naze,

në lot u zgjuan e me maraze.

Mendo për shokë e solidarë,

paratë në thasë e pyka nē garë.

Patrinazhistë po qajnë me kujë,

po ike ti, anija fut ujë.

Dil në shesh, dritare në daç,

ti që mavi vesh kuç e maç.

Folna një fjalë e gënje prapë,

satelit e yje dhe ujë të thatë.

Me top e potere grive dhe fole,

erdh ora, lol, të korrësh ç’na mbolle.

Kush trim me fatet e vendit loz,

Hyn ditës shul, del natës lloz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu