Amerika do eleminojë Berishën, Metën dhe Ramën…

0

Analisti Genc Burimi thotë se ish-kryeministri Sali Berisha duhet ta kthejë Forumin Rinor të PD në një parti politike. Sipas tij, FRPD duhet të regjistrohet si subjekt politik në këto zgjedhje, duke qenë se Berisha e ka nën kontroll.

Në një lidhje direkte me Syri Tv, Burimi tha se Amerika po fuqizon grupin e Bashës që sot drejtohet nga Bardhi e Alibeaj, dhe më vonë do të eleminojë grupin e Berishës bashkë me Metën dhe Ramën.

“PD duhet të përgatiste, nuk është akoma vonë, duhet të regjistrojë në këto zgjedhje një tjetër element që e ka nën kontroll. Forumi Rinor i PD. Nuk e di nëse është subjekt politik, nëse s’është duhet bërë dhe të futet FRPD në zgjedhje. Duhet të bëhet me se zbën kjo.

Grupi i Bashës për mendimin tim ka mbrapa një tutor shumë më të madh, ka SHBA. Jam i bindur, kjo është analiza ime. Sot, SHBA do të eleminojë grupin e Berishës me Metën ashtu dhe grupin e Ramës. Duan të avancojnë grupin e Bashës sepse amerikanët po tregojnë se nganjëherë nuk është populli që vendos, por fuqia e tyre.

Kur të vijë pastaj Basha në pushtet me Alibeajn dhe Bardhin, shqiptarët janë mercenarë, ju jep ca ofiqe dhe harrojnë. Ka një aleance de fakto mes grupit të Berishës dhe Ramës, sepse të dy rrezikohen nga loja që po bënë Basha me Alibeajn, të drejtuar nga amerikanët”, u shpreh Genc Burimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu