Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka mbështetur deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që duhen hetuar gjyqtarët që u dogjën nga Vetting-u. Atyre u duhet kontrolluar pasuria, pasi është e pamundur te jetë kursyer në një vënd të varfër e me rroga të vogla.
Që kur ka filluar Vetting-u, asnjë gjyqtar apo prokuror i vetëm nuk është ndjekur penalisht, nuk është hetuar apo dënuar. Nevoja për të hetuar korrupsionin në gjyqësor, përtej Vetting-ut është përfshirë në kushtet e përcaktuara nga BE-ja për hapjen e bisedimeve të pranimit.






