Ambasadorja Yuri Kim përdhunon 47 vjeçarin shqiptar

0
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit 47 vjeçar Lulzim Basha.Sipas Malltezit, ai është i përdhunuar nga ambasadorja Yuri Kim.

Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ka patur shenja që Basha do të merrte atë vendim për Sali Berishën. Sipas tij, Basha është një peng i ambasadores Yuri Kim, pasi sipas tij, kjo e fundit e ka detyruar Bashën të marrë vendimin për përjashtimin e Berishës.

“Përjashtimi i Berishës i ngacmoi shumë demokratët. Është e vërtetë që kryetari e ka shkelur disa herë statutin. Ka patur në mënyrë të vazhdueshme vërejtje për shkeljet e statutit. Shenjat ihsin të qarta, nuk kishim të bënim me një demokraci. Duhet të kishin reaguar më shumë demokratët. Fjalimi i Bashës ishte i pritshëm, pasi ishin dhënë disa shenja hileqare.

Të vijë ambasadorja, të të përdhunojë në selinë tënde, dhe ti të mos dalësh. kjo do të thotë se ti je i kapur peng në diçka. Ose je i kapur peng për korrupsion, ose të kanë kapur në pazare me Edi Ramën, a ku të ka kapur peng nuk e di, por ti je një peng. Por të të përdhunojë në zyrën tënde dhe ti të mos dalësh të thuash një fjalë, kjo është një shenjë. Shenjë tjetër ishte krijimi i Kryesisë së PD-së me njerëz që nuk janë anëtarë të PD-së”, tha Malltezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu