Ambasadorja Yuri Kim me mesazh pas takimit në SPAK: Askush s’është mbi ligjin

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas takimi në SPAK me kreun Arben Kraja dhe prokurorët e tjerë.

Kim shkruan se ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA për punën e rëndësishme të SPAK, teksa përcjell mesazhin se pavarëisisht pozitës dhe pasurisë askush nuk është mbi ligjin.

“Takim me Arben Krajën & prokurorët për të theksuar se SHBA mbështet punën e tyre të rëndësishme. Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që tregojnë se askush – pavarësisht gradës apo pasurisë së tij – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.

Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund në mënyrë që Shqipëria të ecin përpara, të bëhen anëtarë të plotë të Bashkimit Europian në mënyrë që qytetarët e rregullt të marrin frymë lirisht dhe të bëjnë një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara së bashku” shkruan Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu