Ambasadorja e SHBA-ve në OKB takon Ramën: Vlerësoj qëndrimet e Shqipërisë përballë agresionit rus dhe sulmeve kibernetike të Iranit

0

Ambasadorja e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield ka takuar sot kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Twitter, Greenfield vlerëson mbështetjen e Shqipërisë përballë kërcënimeve të agresionit rus dhe sulmeve kibernetike të Iranit.

“Kënaqësi të takohem me Kryeministrin Edi Rama. Teksa shënojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, e falënderova për partneritetin e qëndrueshëm të vendit të tij, veçanërisht përballë kërcënimeve të agresionit rus dhe sulmeve kibernetike të Iranit” , shkruan ambasadorja.

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB takon Ramën: Vlerësoj qëndrimet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu