Ambasadorja Amerikane në OKB flet për sulmet kibernetike

0

Ambasadorja Amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka folur për sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri.

Ambasadorja tha në emisionin “Opinion” se për këtë çështje ka ardhur në Tiranë Këshilltari i Posaçëm Presidencial dhe Ambasadori i Posaçëm për Kibernetikën.

Ajo deklaroi se OKB do të vazhdojë diskutimet me Qeverinë për të dhënë më shumë mbështetje.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Si mund ta ndihmoni Shqipërinë në këtë drejtim? Në lidhje me Iranin.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Kemi filluar tashmë të përgjigjemi ndaj sulmit më të fundit kibernetik; identifikuam Iranin si burim të atij sulmi dhe e ndamë atë informacion menjëherë me qeverinë e Shqipërisë. Këshilltari ynë i Posaçëm Presidencial dhe Ambasadori i Posaçëm për Kibernetikën është këtu në Shqipëri sot duke punuar me qeverinë për të folur se si mund të përgatitemi që të përballemi me sfidat që Iranianët kanë paraqitur ndaj sistemit tuaj kibernetik këtu. Dhe do të vazhdojmë diskutimet me Qeverinë se si mund të mbështesim më shumë.

Blendi Fevziu: Ata po mbështesin gjithashtu hapur Rusinë në luftën me Ukrainën. Po u dhurojnë rusëve dronë dhe armë të tjera.

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Po, ministri i jashtëm në fakt e pranoi, fillimisht.

Blendi Fevziu: Vetëm në fillim të luftës…

Ambasadorja Thomas-Greenfield: Në fillim e mohuan. Tani thotë që kanë furnizuar dronet, por jo sistemet e armatimit. Por ne e dime se çfarë kanë bërë dhe i kemi treguar me gisht për atë që kanë bërë. B.A. –

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu