Ambasadori Luigi Soreca: Korrupsioni shqetësim serioz, SPAK t’i japë fund pandëshkueshmërisë

0

Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së i dorëzoi sot qeverisë progres raportin e hartuar nga Komisioni Europian.

“Shqipëria duhet të përgatisë një axhendë reformash me disa prioritete kryesore” theksoi Soreca.

Ndryshe nga vitet e tjera raporti nuk i dorëzohet në dorë kryeministrit por zv/kryeministres, pasi Rama është nisur në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Në konferencë për median ku po prezanton gjetjet e progres raportit Soreca vuri theksin tek liria e medias por dhe lufta kundër korrupsionit.

“Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor.” tha Soreca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu