Ambasadori i Gjermanisë: Me një rezultat ideal në dialog, 5 vendet e BE-së mund ta njohin Kosov

0

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që po mbahen sot në Ohër, prodhojnë rezultat ideal, atëherë ai pret që pesë vendet mosnjohëse të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në intervistë, Rohde foli edhe për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka thënë se njohja reciproke është kyçe në rrugën e këtyre vendeve drejt BE-së.

“Është diskutuar edhe më herët se ka disa vende që nuk e njohin Kosovën brenda BE-së. Kam shumë shpresë dhe në vazhdimësi jemi në kontakt me ta.

Kam shumë shpresë që një rezultat pozitiv sot që do të zhbllokojë edhe mosnjohjet. Nuk ka garanci por nuk shoh ndonjë arsye për mosnjohje”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu