Ambasadori britanik paralajmëron non-grata të reja…

0

Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se në Shqipëri do të ketë persona të tjerë që do të shpallen “non-grata”. I pyetur për ish-kryeministrin Sali Berisha, diplomati britanik në Tiranë tha se kjo ka qenë veç vala e parë.

“Nuk ka rendesi se çfare pune apo roli dikush ka. Nese jane te lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmene apo te tjere ata mund te specifikohen”, tha ambasadori britanik.

Pjesë nga biseda e ambasadorit në Euronews Albania me Erla Mëhillin

PYETJE: A do kete shpallje te tjera ne listen e zeze te britanikeve apo u mjaftuat me listen e pare? Ju thate qe do te kete…

AMBASADORI KING SMITH: Ashtu siç e permenda me pare, ne do te shohim se çfare veprimesh te tjera do te ndermarrim si ne Shqiperi dhe ne rajon, edhe ne rang global sepse ne mendojme se llogaridhenia eshte e rendesishme dhe nese mundemi te kemi nje shtresezim te llogaridhenies ne shkalle nderkombetare. Mbreteria e Bashkuar ashtu si edhe vende te tjera do te ndermarre hapa per konfiskimin e pasurive dhe presim vendimet e ketij viti.

PYETJE: Pra do te kete shpallje te tjera non gratash brenda vitit thate. Politikane apo biznesmene? Cilet keni ne objektivin tuaj te shpalljeve?

AMBASADORI KING SMITH: Nuk ka rendesi se cfare pune apo roli dikush ka. Nese jane te lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmene apo te tjere ata mund te specifikohen.

PYETJE: Dizenjimi i zotit Sali Berisha si “i padëshiruar” në Britaninë e Madhe, a ishte ky vendim pasues i vendimit të SHBA?

AMBASADORI KING SMITH: Është shumë e qartë se këto vendime merren në nivelet më të lartë të qeverisë shqiptare, nga ministri i Brendshëm dhe ministri i Jashtëm, dhe nuk ndikohen nga asnjë individ. Por çfarë është e qartë, është se ne do vazhdojmë të përballemi dhe për t’u treguar atyre që janë të përfshirë në korrupsion, nuk janë të mirëpritur në Britani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu