Ambasadori britanik paralajmëron: Do ketë ‘non grata’ të tjera deri në fund të vitit!

0

Britania e Madhe do të sjellë një listë të dytë shpalljesh “non grata” politikanësh, biznesmenësh dhe të gjithë ata që minojnë sundimin e ligjit në Shqipëri.

Deklarata u bë nga ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, i cili në një intervistë për TCH tha se shpalljet “non grata” do të vijnë deri në fund të vitit. Diplomati i lartë u shpreh se veprime të ngjashme do të ndërmerren, por emrat tha ai nuk bëhen publik për disa arsye ligjore.

INTERVISTA

Ish-Presidenti dhe ishKryeministri Sali Berisha pranoi publikisht më 22 korrik se atij i ishte ndaluar hyrja në Angli. Sa është numri i shqiptarëve të shpallur “non grata” nga Mbretëria e Bashkuar?

Ju e keni parë artikullin e Sir Stuart Peache, të dërguarit special të Kryeministrit për Ballkanin Perëndimor, disa javë më parë ku u njoftua vala e parë e personave që u ndalohet hyrja nga Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria. Vala e parë përfshinte disa persona të një profili të lartë nga Shqipëria me lidhje korruptive dhe në kriminalitet, të cilët nuk janë të mirëseardhur të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ne do të vijojmë të ndërmarrim veprime të ngjashme në lidhje me këtë. Ne nuk i publikojmë emrat për disa arsye ligjore. Ndjesë që nuk mundem të flas për numrin e tyre apo emrat e këtyre individëve. Është në dorë të individëve të vetëdeklarohen. Kjo nuk është për një individ. Kjo është për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, vendosjen përpara përgjegjësisë dhe ndaluar ata me lidhje kriminale përfshi korruptive, të cilët ndjehen se nuk i gjen asnjë pasojë.

Mund të na thoni nëse do të ketë një valë të dytë personash “non grata” për të hyrë në Angli?

Kërkohet kohë për të arritur disa standarde e më pas mbërritur në vendimmarrje. Këto lloj ndalesash ndërmerren nga sekretarja e Punëve të Brendshme, ndërsa sanksionet antikorrupsion nga sekretari i Punëve të Jashtme dhe më gjerësisht për ato që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë nga prokurorë të pavarur.

Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të bëhet rutinë. Sapo provat dalin në dritë, raportime të gazetarëve apo nga të tjerë ne do të shikojmë se çfarë veprimesh do të marrim të ndihmojmë qëllimin final në dhënien fund pandëshkueshmërisë.

Ne kemi dëgjuar se qeveria angleze ka plane në zgjerimin the thellimin e marrëdhënieve bilaterale më Shqipërinë. Çfarë do të thotë kjo në praktikë dhe ajo më me rëndësi, në terma ekonomik?

Ne e njohim rëndësinë e Shqipërisë në shumë mënyra. Ne e admirojmë, pasi Shqipëria është një ndër partnerët tanë më të mirë në çështjen që ka të bëjë me pushtimin rus të Ukrainës. Ajo që po bën Shqipëria në Këshill të Sigurimit është kampione në kërkimin e llogaridhënies dhe një partnere e rëndësishme në NATO. Ne do të vijojmë të bashkëpunojmë ngushtësisht. Por, si miq të fortë e aleatë ne duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin ekonomikisht siç edhe e thatë. Ne kemi mundësuar vendosjen e dy miliardë sterlinave për të ndihmuar uljen e kostove dhe përmirësuar përfshirjen britanike të bizneseve dhe në infrastrukturë përfshi shërbime dhe fusha të tjera.

Kjo do të thotë se do të shikoni më shumë investime britanike këtu. Ne kemi hapur mundësinë për asistencë zhvillimi do të marrë kohë për të parë impaktin, por kjo do të ndihmojë në sjelljen e 100 milionë dollarëve investime në ndihmë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ne do të na shikoni tani në të qenurit një partner i fortë në zhvillimin e Shqipërisë.

Numri i lartë i shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli, 10 ditët e fundit është kryetitull i medias në vendin tuaj. Çfarë shqetësimesh ka sjellë kjo për qeverinë tuaj?

Ne jemi shumë të shqetësuar. Është një fenomen në rritje në Europë përfshi edhe Mbretërinë e Bashkuar. Kjo çështje ka marrë përmasa të mëdha javët e fundit si pasojë e një numri të lartë shqiptarësh që e kalojnë kanalin me gomone. Ky është fundi një udhëtimi të gjatë ndërmarrë nga njerëzit e këtushëm dhe vende të tjera. Është një udhëtim i rrezikshëm gjë të cilën ne nuk e rekomandojmë. Problemi qëndron se këtyre njerëzve i premtohet një imazh i rremë se çfarë do të gjejnë kur të arrijnë. Kjo me të vërtetë duhet të ndalojë. Duhen ndihmuar ata të rinj që duan të ikin dhe faljet, pasi kjo nuk është gjëja e duhur për t’u bërë.

Një raport i inteligjencës ushtarake publikuar në “Mail on Sunday” thotë se 4 në 10 persona që kanë arritur me gomone janë shqiptarë. Kjo vetëm për periudhën 1 qershor-12 korrik të këtij viti. Në total 1.075 persona. A keni bërë një vlerësim se përse këto javë ne shohim një valë të madhe njerëzish, duke mbërritur në Angli në këtë mënyrë?

Ne jemi tejet të shqetësuar për këtë sepse është e qartë se grupe kriminale përfitojnë nga trafiku i njerëzve. Nuk janë vetëm djem të rinj që vendosin ta bëjnë këtë vetëm. Ata ndihmohen dhe shfrytëzohen. Kjo është metoda me e re e grupeve kriminale në të bërit para. Ne të gjithë bashkë duhet të gjejmë rrugë ta ndalojmë këtë dhe njerëzit nuk përballen me të tilla situata. Sapo thatë ne bashkë. Me këtë doni të thoni se ju nevojitet ndihma e qeverisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese shqiptare të bashkëpunojnë me ju? Natyrisht. Ne bashkëpunojmë ngushtësisht me të gjitha autoritetet në Europë, partnerët përfshi Shqipërinë.

Që në fillim kemi pasur bisedime të gjata për këtë që kur unë mora detyrën një vit më parë duke folur me qeverinë dhe agjencitë ligj-zbatuese. Do të takohem me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Në mënyrë të rregullt ne flasim si të punojmë më mirë këtu në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar apo gjetkë se si ta luftojmë këtë problem. Nuk është vetëm të punuarit me policinë. Ka nevojë të gjerë bashkëpunimi duke punuar me komunitetet për ta ndaluar këtë.

Në rastet kriminale të kësaj fushe të ketë ndëshkime. Ne këtë mund ta bëjmë vetëm në partneritet. Pa u futur në detaje, a keni hetime të përbashkëta mes Policisë shqiptare dhe angleze në shkatërrimin e grupeve kriminale në këtë trafik? Ne kemi pasur shumë bisedime si ta çojmë përpara këtë. Nuk do të futem në detaje operacionale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare ishte në Londër disa javë më parë. Biseduam me Ministrinë e Brendshme dhe autoritetet e tjera. Po shohim të gjitha mundësitë. Shumë pjesë të sistemit tonë do të bashkëpunojnë duke ndërmarrë veprime.

Qeveria aktuale dhe ajo e re në shtator çfarë do të bëjë për këtë çështje në terma afatshkurtër dhe afatgjatë?

Jam i lumtur që përmendët termat afatgjatë. Kjo është një prioritet kryesor për qeverinë tonë siç ka qenë për një kohë të gjatë dhe kjo do të vazhdojë. Nuk ka vetëm zgjidhje afat shkurtra me përfshirjen e agjencive ligj-zbatuese megjithëse kjo është vendimtare. Ne duhet të mendojmë për një afat gjatë duke menduar masa pozitive parandaluese duke sjellë alternativa. Është me rëndësi të mos përfundojmë në pikën që njerëzit të mendojnë vetëm të largohen nga ato zona. Shumë shqiptarë largohen nga zona të pa zhvilluara nga veriu vendit dhe pjesë të tjera. Është për të ardhur keq që njerëzit ndjejnë se e vetmja zgjidhje është të larguarit ilegalisht dhe shpesh të përzihen në çështje droge e krime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu