Ambasadori britanik në vendi tonë, King Smith, iu ka bërë thirrje sot shqiptarëve që të mos largohen nga vendi dhe duke shkuar në mënyrë ilegale drejt Britanisë së Madhe.
Nga Kukësi diplomati britanik iu sugjeroi të rinjve shqiptarë që të aplikojë për viza në mëyrë ligjore. Më tej Smith nënvizoi setrafikantët po shfryrtëzojnë rininë shqiptare dhe po i detyrojnë ata t’i hyjnë rrugës se krimit.
“Jam këtu në Kukës për të nisur me programin “Persperktivet e reja përr rajonin e Kukësit”. Kjo është inisiativa jonë më ambicioze në veri te Shqipërisë. Do të garantoj aftësi të reja dhe punësim në këtë rajon. Mesazhi im për të gjithë ata që po mendojne të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme është prisni, mos shkoni tani dhe mos rrezikoni jetën tuaj. Ajo që ju tregohet në mediat sociale nuk është realitet. Ju keni dëgjuar kryeministren britanike se Britania po këkron punëtor. Prandaj qëndorni këtu dhe aplikoni viza në mënyre ligjore. Mos ikni ne mënyë ilegale.Mesazhi im për prindërit dhe pjesetarët e familjes është ky. Kriminelet dhe trafikantët po shfryrtëzojnë fëmijët tuaj dhe po i detyrojnë ata ti hyjnë rrugës se krimit. Mos i lini. Ky projekt “Prespektivat e Reja” do të jetë për ju dhe familjet tuaja. Aftësi dhe mundësi punësimi për të mbeshtetur Shqipërinë. Ju lutem punoni me ne për të krijuar shprese dhe opurtinitet për këtë rajon”, tha Smith.
Mezazhin Ambasadori Smith e dha ditën e sotme pas prezantimit të nisjes së projektit “Persperktivet e reja përr rajonin e Kukësit”, me një fond prej 8.4 milionë paund që qeveria britanike do të zbatojë për 3 vite në qarkun e Kukësit.
Qëllimi është që të nxitet punësimi i të rinjve dhe ndalimi i fenomenit të paligjshëm të emigrimit të tyre drejt Britanisë. Me këtë projekt të rinjtë e verilindjes do të mund të përfitojë ndihmë nga Britania e Madhe, pa qenë nevoja që të udhëtojnë me gomone a kamionë drejt Anglisë.