Ambasadori Borchardt pasi “preu” gishtin mistrec që u nxorri garve të Astirit, përshëndet Ramën e Bashën për Reformën Zgjedhore!

0

Tryeza e përbashkët për Reformën Zgjedhore u mirëprit nga prezenca ndërkombëtare në Tiranë. Ajo i hap rrugë një konsensusi të munguar që prej mëse një viti tashmë.

Kryetari të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt teksa shprehu lumturinë që palët politike u ulën për të miratuar rekomandimet e OSBE-së, kishte një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë. Sa i përket shitblerja e votës, që është një nga temat e nxehta ai u shpreh se duhet një zotim i sinqertë partive për të zhdukur këtë fenomen.

“Ne kemi rekomanduar një fushatë ndërgjegjësimi qytetar përpara zgjedhjeve, ndjekjen penale të shkelësve të ligjit, një zotim të sinqertë të partive politike për të luftuar shitblerjen e votës, si edhe që politikanët të refuzojnë publikisht mbështetjen financiare nga individët me të shkuar kriminale. ODIHR-i ka sugjeruar palëve ngritjen e një strukture të pavarur për trajtimin e pretendimeve për presion mbi administratën dhe abuzime me burimet shtetërore. Hapa të mëtejshëm duhen marrë edhe për depolitizimin e shërbimit civil. Po ashtu, qeveria duhet të hartojë një procedurë sipas së cilës punonjësit e administratës publike mund të denoncojnë çdo lloj presioni ndaj tyre. Këta persona duhet të gëzojnë mbrojtjen si sinjalizues. Unë u uroj të gjithë aktorëve të përfshirë fat, dëshirën për të bërë kompromis, si edhe shumë energji” “, ka thënë Borchardt.

Ambasadori i OSBE në Tiraë ka dhënë këshilla edhe për ligjin e shumëpërfolur “Anti-Shpifje”. Ai ka bërë thirrje se ligji nuk mund të kalohet pa respektuar deri në fund rekomandimet e OSBE.

“Një nga rekomandimet është që të ashtuquajturat ‘kaseta’ të përgatitura nga partitë duhet të kufizohen dhe të etiketohen qartë. Përqendrimi i pronësisë në media, në sektorin e transmetimeve, duhet të kufizohet, sepse ky është njëri ndër rekomandimet e papërmbushura. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ka rekomanduar që projektligji për shpifjen ka nevojë për përmirësime të mëtejshme”, përfundoi zyrtari i lartë OSBE në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu