Nga rezultatet preliminare, të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave, shkruan Rel.
Sipas KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka udhëhequr për 12 vjet, ka dalë e treta.
Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta./bw