Ambasada britanike: Takimi mes Kurtit e Vuçiqit, mundësi e mirë për normalizim marrëdhëniesh

0

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada njoftoi rreth telefonatës së emisari britanik për Ballkanin Perëndimor pati me kryeministrin, Albin Kurti.
Tutje, në postimin e Ambasadës thuhet se ky takim është një mundësi e mirë edhe për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, foli dje me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb, duke nënvizuar shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e nxehtë të ditëve të fundit”, ka shkruar ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Udhëheqësit tani kanë mundësinë dhe përgjegjësinë në bisedimet e tyre në Bruksel për të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të forcuar më tej arritjet e deritanishme në dialog dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në postim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu