Ambasada Amerikane: Të hënën votohen 8 prokurorët e parë të SPAK, ja emrat/ Këto ditë edhe BKH. Nuk ka kohë asnjë sekondë për zvarrije!

0

Ditën e hënë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë 8 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, njohur si SPAK.

Po në këtë mbledhje, sipas rendit të ditës së zbardhur nga KLP, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.

Tetë prokurorë që priten të miratohen:

  1. Altin Dumani
  2. Arben Kraja
  3. Behar Dibra
  4. Edvin Kondilli
  5. Elida Celami(Kaçkini)
  6. Ened Nakuçi
  7. Enkeleda Millonai
  8. Klodian Braho

Po ashtu, ambasada amerikane lajmëroi se pranë ngritjes është edhe BKH.

“Këtë javë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj me dhurimin e pesë paketave të kontrollit poligraf nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme. Pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të kryejnë testimet e aplikantëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndihmuar në ruajtjen e standarteve më të larta të integritetit. Dhurimi dhe certifikimi i poligrafëve është pjesë e një program dhjetë javor, financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP). Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi menaxhues i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SIAC) – organizata që do të punësojë shqyrtuesit e poligrafeve – iu bashkuar drejtuesit të programit ICITAP dhe drejtueses së INL në Shqipëri për ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve,” shkruan ambasada.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu