Shkruan Sokol Pepushaj
Edi Rama, i njohur si mafiozi që ka sulmuar, infektuar dhe destabilizuar themelet e sistemit diplomatik dhe politik të SHBA-ve, në përmasat e një Uotergejti, ka krijuar valë të fuqishme korruptive, sa ka lëvizur pllakat tektonike të opinionit publik dhe realitetit të turbulluar, ku magnitudës së goditjes dhe pasgoditjes me para të zeza, ende nuk po i matet forca.
Gjurmimi i gjurmëve nëpër shtresat e llavës dhe ozonit oksidues, ku shefi i FBI për New Yorkun Charles McGonigal fluturoi si disk i pa dukshëm Uashington-Tiranë e anasjelltas, deri sa humbi koordinatat e përfundoi në dosjet hetimore, ka dëmtuar jo vetëm ne, por edhe sensorët e spirancave ku Amerika kujdeset të ankorojë anijet e ambicieve për betejat me korrupsionin.
Po ne kemi hallet tona, prandaj pyesim, kur do ta heqë velin misteri e ta shohim “nusen”?!
Nuk na hyn në punë as ngrirja e Bablokut dhe dy tre Non- Gratave, as shkrirja e ca akujve ku uji i tyre do të derdhej në liqenin e ca peshqve grabitqar opozitar, as grindja rreth zhvillimeve me tensione të ndërlikuara nëpër vakancat e shpejtimit në integrimin euro-atlantik, ku edhe nëse afrohemi duke ecur në një hap me Maqedoninë e Veriut, Babloku fryn si murlani në urë të Milotit, sajon një konflikt tip Fredi Beleri, për t’i thënë Greqisë, më mbro nga Perëndimi, vendose veton e pengoje Shqipërinë të mos bëjë asnjë hap drejt BE-së.
Këtej nuk kemi vetëm sajesa të stërholluara për transferta parash të pista, por edhe traumash triumfale.
Si fitore e lavdishme e Bablokut, vlerësohet nga mafia edhe dëmtimi i urave mes Amerikës dhe Shqipërisë, jo vetëm në komunikimin normal përmes mediave që bashkëpunojnë dhe paguhen nga bandat, por edhe në shërbimin esencial të hapësirës së enigmave.
Esenca e faktit lob dhe e fatit snob, pse nuk kemi ambasador amerikan prej afro një viti, edhe pse ngjan si fitore e Mafies, erdhi momenti ta themi, se është peshore e maturisë.
Nga një burim afër Presidentit Donald Trump, një republikan që merret me çështjet e drejtësisë dhe njeh në detaje kapitujt e mafies shqiptare, mësojmë se ambasadori i ri, nuk është se po vonohet nga demokratët, por se po pengohet nga republikanët.
Rruga e ambasadorit, nëse ka shumë gurë nga mafia ruse-kineze-ballkanike, mund të mos hapet deri në janar të vitit 2025, pas betimit të Presidentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e ditës së martë, pas të hënës së parë të muajt nëntor të vitit 2024.
Brenda kornizave të informacionit, e hapim sot zarfin e parë me lajmin e bardhë, se dosja e zezë Edi Rama- McGonigal, po vlerësohet si një libër filozofik për Amerikën, prandaj nuk shitet ende këtej, se nuk ka lexues të interesuar as opozita.
Sa për kureshtje, infektimi është i përmasave të mëdha dhe Edi Rama shpejt do të ketë fatin e Charles McGonigal-it./Pamfleti