Altin Dumanini është një Irena Gjoka me pantallona!

0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka sulmuar ashpër kreun SPAK-ut për çështjen e pasaportës së gjyqtares Irena Gjoka.

Berisha ironzoi Altin Dumanin duke kaluar edhe në fyerje, teksa e quajti “Irena me pantallona”. Ndër të tjera kryetari i PD e akzuoi kreun e SPAK edhe për fshehje pasurie.

“Dua të denoncoj para jush aktin e turpshëm të Altin Troplinit, që ka hapur çështje penale pa person për problemin e Irena Gjokës. Ka hapur çështje penale pa person, pa Irenën, në përpjekje të turpshme, për të nxjerrë se Irena është viktimë, se i kanë marrë pasaportën. Imagjinoni se çfarë llumi ka këtu, profesional dhe njerëzor, me firmë e vulë ajo ka autorizuar me noter avoketërit për t’u marë me çështjet e saj në Greqi, kurse Dumani hap çështje pa person. Sepse vetë është Irenë me pantallona, Dumani vetë është Irena me pantallona. Ka çështje pasurish, i ka fshehur, me tre apartamente dhe banon te vjehrri vetë. Siç e shihni, një kalbësirë mafioze e shtetit dhe narkoshtetit, po dekompozohet”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu