Altin Dumani “kyç” gojën për Veliajn: Kolegë kemi vetëm ata që janë në SPAK

0

Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk ka pranuar të prononcohet për deputetët në Komisionin e Ligjeve nëse a është apo jo kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nën hetim Prokuroria e Posaçme, edhe pse opozita po publikon pothuajse çdo ditë fakte korruptive ndaj tij.

I pyetur nga deputeti Dashnor Sula, Dumani nuk dha as sqarimet minimale nëse dokumenti i publikuar ditën e djeshme në media, pa procedim penal, për hetimin pasuror ndaj Veliajt është apo jo i vërtetë.

Sa i përket etiketimit si “kolegë”, që Erion Veliaj iu referohet prokurorëve të SPAK, Dumani deklaroi se ai kolegë ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH-së.

“Lidhur me pyetjen a ka filluar procedim penal për Veliajn në SPAK, kësaj pyetje nuk i jap përgjigje, as për ju as mediat sepse është çështje në hetim. Sa i takon çështjes kolegë apo jo kolegë, ne kemi kolegë vetëm njëri-tjetrin në SPAK dhe hetuesit e BKH-së”, u shpreh shkurtimisht Dumani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu