Alo Edi, Mark Marku jam! Dje dola pa leje, siç lajmërova pardje, do dal prapë. Platforma, si qeverisja, nuk funksionon!

0

Për ata që nuk e dinë, po bëjmë një parantezë shumë të shkurtër se KUSH ËSHTË MARK MARKU?

Prof. Asoc. Dr Mark Marku, drejtuesi i ekipit EJO qe është në Shqipëri,(Observatori i Gazetarisë Europiane’, drejtuesi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës. Ai mori gradën Master në IRCOM Anger, Francë dhe gradën e doktoratës nga Universiteti Paris II. Në të kaluarën Marku ka punuar si reporter, redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta shqiptare. Aktualisht ai shkruan edhe kolona dhe komente për media të ndryshme të shkruara dhe ato online. Që nga viti 1995 ai punon si pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit. Ai specializohet në semiotikë, histori të mediave, etikë mediatike, etj. Observatori Europian i Gazetarisë është një rrjet institucionesh kërkimore me bazë në Austri, Çeki, Gjermani, Itali, Letoni, Mbretëria e Bashkuar, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, SHBA, Shqipëri, Ukrainë, dhe Zvicër. Faqja në shqip e EJO menaxhohet nga një ekip i Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit të Universitetit të Tiranës.

Misioni
Rrjeti i EJO ka si qëllim të:

Vëzhgojë kërkimin në media dhe gazetari, prirjet aktuale në fushën e medias si dhe praktikat më të mira në gazetari.
Ndërtojë ura mes kulturave gazetareske, sidomos atyre në Europë, në vendet fqinje të saj dhe në SHBA.
Promovojë profesionalizmin në gazetari nëpërmjet reduktimit të hapësirës mes shkencave të komunikimit dhe praktikës së medias.
Reduktojë barrierat kulturore duke ofruar akses në kërkimet, studimet dhe lajmet nga vende të ndryshme për të gjithë studjuesit dhe operatorët e mediave në Europë.
EJO promovon dialogun mes studjuesve të medias dhe praktikuesve të saj. Ai sjell rezultatet e kërkimit në media pranë njerëzve që merren dhe punojnë në media. Ai ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së gazetarisë si dhe rritjen e kontributit për një kuptim më të mirë mbi median si dhe për të mbështetur dhe kultivuar lirinë e medias dhe përgjegjshmërinë e saj.

Aktivitetet
EJO:

Ofron analiza dhe artikuj mbi gazetarinë bashkëkohore dhe mbi kërkimin në media të cilat ofrohen në faqet e websajtit për të gjithë gazetarët, për menaxherët e medias, për ekspertët e komunikimit, si dhe për kërkuesit dhe studjuesit e rinj.
Mbledh dhe shpërndan në platformat e mediave sociale (Facebook, Twitter etj.) artikuj që lidhen me gazetarinë dhe kërkimin në media.
Organizon konferenca dhe workshop-e për të lehtësuar shkëmbimin e lirë të ideve mes studjuesve, profesionistëve të medias, studentëve dhe publikut të interesuar
Angazhohet në projekte krahasuese dhe investigative. Partnerët e EJO ndërmarrin analiza të përbashkëta trans-nacionale mbi gazetarinë duke u fokusuar në inovacionet dhe praktikat më të mira të gazetarisë.
Të gjithë partnerët e EJO operojnë në mënyrë të pavarur në gjuhën e tyre. Secili prej partnerëve vendos se ç’lloj informacioni është relevant për audiencat e veta, cilët artikuj duhen përkthyer për faqen e EJO në anglisht dhe cilat prej artikujve të botuar në faqen në anglisht do të përkthehen dhe botohen në faqen dhe në gjuhën përkatëse….

Profesori i Komunikimit, Mark Marku, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në “News 24”, duke folur për masat ndaj koronavirusit, deklaroi se platforma E-Albania nuk funksionon, kurse shtoi se duket sikur qeveria tallet me qytetarët.

“Ka një problem, platforma E-Albania nuk funksionon për të marrë leje. Unë po bëja një kërkesë dhe tre orë nuk punonte. Unë punoj me internetin u bënë gati 30 vjet. Kur nuk hyj unë, imagjino si mund të hyjnë qytetarët që kanë shumë pak përvojë me internetin.

Unë ngrita shqetësimin, duke u nisur nga një problem personal. Edhe meazhi është problem, edhe ai vjen me vonesë. Nëse ti ke nevojë urgjente dhe të duhen 24 orë, i bie që nuk është aspak efikase. Kjo i bie të jetë tallje”, tha Marku.

Mark Marku nënvizoi se platforma E-Albania nuk është një problem vetëm për të, por thuajse gjithë shqiptarët.

“Këtë problem me sistemin nuk e kam vetëm unë, e kanë pafund njerëz. Duke qenë se shkruaj dhe mbaj qëndrime publike, unë e shpreha sepse është shqetësim publik.

E dyta, AKSHI duhet ta dijë se unë jam një person që mund të jem i pari që kam përdorur kompjuter në Shqipëri, jam ndër të parët që përdor celular. Unë pjesën më të madhe të punës e kam bërë me teknologji”, u shpreh Marku.

Më tej, Marku theksoi se qeveria përpos masave, duhet që të marrë edhe iniciativa për të mbështetur më tepër ekonominë.

“Masat mendoj se janë të nevojshme. Këtu janë masa më të mëdha sesa në Europë, por edhe këtë e kuptoj, sepse shteti është në një situatë më të dobët se cfarë janë shtetet e tjera europiane. Duhen kufizime të forta, sepse shteti nuk ka mundësi të funksionojë ndryshe.

Kufizimet i mbështes. Kufizimet do të duhet që të kenë edhe masa të tjera. Qeveria nuk po mbështet bizneset, as qytetarët. Shërbimi mjekësor në shtëpi nuk të vjen. Ka ankesa pa fund për mungesë të shërbimeve”, vlerësoi Marku.

Marku Marku, duke folur për mediat, deklaroi se ata duhen ndihmuar, në këtë kohë koronavirusi.

“Media si biznes duhet ndihmuar, por dhe si një shërbim publik. Propaganda kundër mediave ka qenë konstante në këto 7 vite. Ai e ka paraqitur si rrezik median, në mënyrë që të adoptojë mediat, në mënyrë që praganda e vet të përcillet tek publiku”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu