ALMEDA THOTË SE DJALIT TË SAJ DO T’I FLAS VETËM SHQIP

0

Almeda e konfirmon emrin e foshnjës .

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman janë ndër çiftet më të pëlqyer dhe të komentuar të showbizit.

Çifti momentalisht janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që siç kanë zbuluar kohë më parë do të jetë djalë. Almeda, së fundmi në Instagram ka pranuar disa pyete nga fansat e saj, ku përmes përgjigjeve ajo ka konfirmuar se djali që po e pret do të quhet, Efehan.

Bukuroshja shqiptare gjithashtu ka zbuluar se fëmijës së saj do mundohet t’i flas vetëm shqip. “A do ja mësosh djalit gjuhen shqipe”, ishte pyetja që ajo mori nga njëri prej fansav të saj. “Sigurisht do mundohem ti flas vetëm shqip”, kjo ishte përgjigja e Almedës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu