Almeda dhe i biri lënë spitalin, fotot e para të çiftit me djalin në krahë

0

Bukuroshja shqiptare dhe partneri i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë vetëm pak ditë më parë. E quajtën Efehan birin e tyre, dhe këtë emër në fakt ata e kishin përcaktuar kohë më parë, një detaj të cilin nuk ngurruan që ta ndanin edhe me publikun virtual dhe median rozë, në përgjithësi.

 Por, erdhi momenti që ata të lënë spitalin dhe të përjetojnë një tjetër dimension të prindërimit, atë në kushtet e shtëpisë, mes kujdesit absolut për pjesëtarin më të ri të familjes, mes dashurisë së njerëzve që po u qëndrojnë pranë, etj. Deri tani, kanë qarkulluar fotot nga festa speciale e ardhjes në jetë të Efehan, konfetat, tollumbacet e shumta blu, detajet e një super feste të vërtetë për të cilën ishte kujdesur vetë babai i ardhshëm, Tolgahan.

Mbrëmë çifti është fotografuar duke dalë nga ambientet e spitalit, me foshnjen në krahë, teksa dukeshin të buzëqeshur. “Jemi shumë të lumtur, momentalisht jemi mbi re”, u shpreh Almeda për gazetarët e pranishëm në momentet e daljes së tyre me të birin nga spitali, ndërsa zëri i dridhej.

Dhe ata të dy bashkë me foshnjen në krahë dukeshin kaq bukur bashkë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu