Ali i shpreh dashurinë Ejlylit, por ndodh diçka e papritur, sot në “Lule të vetmuara”

0

Meral e mbetur mes rrugëve dhe pa asnjë shpresë shkon të kërkojë ndihmën e Songylit për t’u strehuar në shtëpinë e saj. Songyl nuk mund ta pranojë në shtëpi Meralin pas asaj çfarë bëri dhe e përzë.

Meral nuk ka ku të shkojë dhe qëndron e vetmuar në shkallët e shtëpisë së Songylit. Kësaj të fundit i vjen keq dhe e pranon në shtëpi. Kader rikthehet në konvikt dhe u thotë vajzave se akoma nuk është mësuar me jetën e saj të re. Ezhder vendos të bëjë një festë për mirëpritjen e Kaderit në shtëpi.

Kader mëson se Songyl po mban në shtëpi Meralin dhe zemërohet. Ajo kërcënon Meralin se do e fusë në burg. Vajzat përpiqen ta bindin Kaderin të bëhet më e ndërgjegjshme. Kader i mbledh të gjithë në festën luksoze të organizuar në shtëpi ndërsa Meral endet rrugëve. Ali i shpreh dashurinë Ejlylit por ndodh një keqkuptim./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu