Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të programit të ri qeverisës; për të luftuar krimin dhe korrupsionin “Qeveri-Oligarkë”; ka paralajmëruar publikisht, se ky proces verifikimi e çmontimi aktiviteti të paligjshëm, do fillojë me asetet dhe kontratat e kompanisë serbe-kosovare “Devolli”, oligarku i të cilës është lidhur në paligjshmëri të plotë me kreun e shtetit
Përveç 13 kontratave të shërbimeve publike, që kompania “Devolli” ka me pushtetin qendror e lokal në Kosovë; ushtron dhe biznesin e distributor-eksportim-importimit të grurit e miellit serb, në linjën Serbi-Mali i Zi-Kosovë-Maqedoni-Shqipëri.
Sa për kujtesë, firma është pjesë biznesi ortakërie edhe e famijes së Hashim Thaçit; ndërkohë që Baton Haxhiu, është zyrtarisht, me detyrë Drejtor për Marrdhëniet Publike dhe Kryenegociator punësh në qeveritë kosovare, malazeze, maqedonase e shqiptare; për të garantuar leje aktiviteti importi dhe liri mos kontrolli ose kontrolle false; nga policia, shëndetësia, AKU-ja, ISUV, doganat dhe tatimet e këtyre 4 vendeve.
“Puna” që ka bërë e vazhdon bën Baton Haxhiu me qeverinë shqiptare; në shërbim të “mbarësisë” e paprekshmërisë së biznesit “Devolli”, ka lidhje me faktin, se nëpërmjet kryeministrave, presidentëve, shefave të SHISH e shefave të opozitës në Shqipëri; ai ka arritur të garantojë qetësinë e futjes masive në Shqipëri, të grurit e miellit serb tagji kafshësh, me rrezatim dhe përmbatje kancergjene.
Me këtë nismë, të kryeministrit të zgjedhur Albin Kurti, për të bllokuar grurin e miellin kancerogjen serb, që sjell në Shqipëri firma serbo-kosovare “Devolli” e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut; nëse bëhet fakt, shqiptarët do shpëtojnë nga helmi, që i sjellin prej 20 vitesh batakkçinjtë kryeministra e ministra të PD, PS, LSI