Albin Kurti: Draft-statuti i ri pakrahasimisht më i avancuar, por kemi vërejtje

0

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se draft-statuti i Asociacionit për komunat me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është “pakrahasimisht më i avancuar” sesa marrëveshjet e mëhershme, por ka thënë se megjithatë ai si kryeministër i ka paraqitur vërejtjet dhe kritikat e tij edhe ndaj këtij drafti.

“Për hir të konfidencialitetit të draftit nuk mund të flasë as për vërejtjet e kritikat e mia. Ato janë shumë të rëndësishme. Ia kam përcjellë emisarit evropian, nëpërmjet zëvendësit tim Besnik Bislimi më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel, më 26 tetor. Ky është draft krejtësisht tjetër, është pakrahasimisht më i avancuar, por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mia”, ka thënë Kurti gjatë vizitës në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të trajnimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
I pari i ekzekutivit ka thënë se në takimin e 26 tetorit ka pranuar të vendosë nënshkrimin e tij vetëm në kuadër të dokumenteve në formë të pakos, e jo të dokumenteve veç e veç.

“Ne kemi thënë që pranojmë ta nënshkruajmë paketën ku bën pjesë Marrëveshja Bazë, Aneksi i Zbatimit, njëra nga Brukseli tjetra nga Ohri, dhe gjithashtu edhe këtë draftin për të cilin paraprakisht kemi dërguar vërejtjet, por meqenëse në Bruksel na u tha se është një gjë urgjente normalizimi i marrëdhënieve, unë pranova ta nënshkruaj me ç’rast nënshkrimi është pranimi, mirëpo vetëm si pjesë e paketës, ku kemi kërkuar që Kosova ta fitojë statusin e vendit kandidat dhe të fillojë programi i NATO-s i partneritetit për paqe ”, ka thënë Kurti.

Sa i përket vizitës së emisarit Lajçak në Kosovë dhe konkluzioneve pas takimit që ai pati me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i pari i Qeverisë ka thënë se nuk ka biseduar ende me Bislimin, për shkak të angazhimeve të tij në terren, por që në mbrëmje do të takohen dhe do të diskutojnë lidhur me këtë çështje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu