Aktorja turke i jep fund beqarisë, zbulohen pamjet me fustanin e nusërisë

0

Aktorja e njohur Hazal Kaya i ka dhënë fund beqarisë ditën e sotme. Ajo është martuar me partnerin e saj Ali Atay, pas 5 vitesh lidhje. Disa ditë më parë aktorja prezantoi edhe momente nga festa e beqarisë. Dasma u mbajt në ‘Fairmont Hotel Quasar’.

Sipas lajmeve të publikuara nga “Milliyet Gazetesi”, shumë aktorë të njohur turk ishin të pranishëm në dasmën e dy të dashuruarve. Kivanc Tatlıtuğ-Başak Dizer, Seljuk Method, Baran Akbulut, Zerrin Tekindor, Nur Fettahoglu-Levent Veziroglu, Songul Oden, Bulent Shakrak, Demet Evgar, Cengiz Bozkurt, Alper Kul, producenti Timur Savcı, Fatih Aksoy, regjisori Abdullah Oguz, ishin disa nga emrat që u panë në ceremoninë e rëndësishme.

Një nga detajet më speciale të dasmës ishte fakti që nuk shpërndanë ëmbëlsira siç zakonisht ndodh në dasma, por me rastin e këtij gëzimi të madh, Hazal dhe Ali kanë bërë një dhurim për organizatën e fëmijëve me paralizë celebrale. Këtë detaj e zbuluan disa nga miqtë e ngushtë të dy aktorëve. Në media u komentua shumë edhe pamja e Hazal, e cila dukej e magjishme me fustanin e nusërisë./ revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu