Aktorja paguan shtrenjtë për lirinë e saj dhe del nga burgu

0

Pak kohë pas dëminit të aktores Felicity Huffman, gjykata merr vendimin për ta liruar. Ajo u la e lirë nga burgu të premten përpara se të mbaronte dënimi i saj 14-ditor.

Gjykata federale në Boston e dënoi Huffman muajin e kaluar me 14 ditë burg, një gjobë prej 30,000 dollarësh, 250 orë shërbim në komunitet dhe një vit provë pasi ajo pranoi fajësinë për mashtrim dhe komplot për pagimin e një konsulenti 15,000 dollarë për pranimin në universitet të vajzës së saj.

Felicity vuajti 11 ditë nga dënimi i saj 14 ditor. Aktorja 56-vjeçare kërkoi falje për dëmet e saj, duke thënë: “Unë u frikësova. Unë isha budallaqe dhe e kisha gabim”. Huffman e ka arritur popullaritetin e saj në serialin e famshëm “Shtëpiake të dëshpëruara”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu