Aktorja e njohur, Lily Collins ka qenë së fundmi pjesë e ‘Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile’, ku ka debutuar në rol protagonist krah Zac Efron. Në një intervistë për ‘Variety’ ajo ka rrëfyer se parapërgatitja 1 mujore për këtë film e ka bërë të vuajë shumë.
Ajo ka zbuluar se ka parë makthe çdo natë dhe është zgjuar në 3 ose 4 të mëngjesit për 1 muaj rresht nga tmerri dhe vizionet. Siç ka shpjeguar më tej kjo eksperiencë ka qenë tepër e dhimbshme për shumë arsye dhe kjo gjë e ka bërë ta dojë më shumë si projekt.