Aktorja e njohur e serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat”, Deniz Baysal, i ka dhënë fund beqarisë me solistin e grupit Kolpa, Baris Yurtçu.
28-vjeçarja u kurorëzua mbrëmë me martesë me këngëtarin me të cilin ishte e lidhur prej dy vitesh.
Deniz shkëlqeu e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, me të cilin dukej si një princeshë e vërtetë.
Ajo kishte zgjedhur t’i mbante flokët e lëshuara dhe kishte vendosur një kurorë me lule mbi kokë.
Mediat turke kanë publikuar fotot nga dasma e aktores, e cila është kthyer në më të përfolurën e momentit.
Në ceremoninë e tyre morën pjesë personazhe të famshëm VIP, kolegë të çiftit.