Aktori i njohur turk i jep fund beqarisë, i propozon të dashurës gjatë pushimeve në Francë

0

Aktori i njohur, Akin Akinozu, i njohur për rolet e tij tek “Kryeqyteti Abdulhamid” apo së fundmi në rolin kryesor tek seriali i famshëm që po transmetohet në Turqi “Rejan”, ka vendosur t’i japë fund beqarisë. Mediat turke raportojnë se gjatë pushimeve të Vitit të Ri në Francë, Akin Akinozu i ka propozuar martesë partneres së tij Sandra  Pestemalciyan dhe ajo ka pranuar. Ai dhe partnerja e tij kanë 7 vite që njihen dhe 5 vite që janë në një marrëdhënie. Mendohet se dasma do të mbahet në verë dhe do të jetë një ceremoni sipas traditave turke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu