Bashkë me të u dënuan edhe këngëtari, Cenk Eren dhe aktorja Gizem Karaca.
Aktori turk, Çağatay Ulusoy apo i njohur nga publiku shqiptar si “Sarpi’ nga seriali “Içerde”, është dënuar nga një gjykatë në Stamboll me 10 muaj burg për përdorim të lëndëve narkotike.
Procesi i gjykimit zgjati një kohë të gjatë prej 6 vitesh, por, si duket tani gjykata e ka marrë verdiktin e saj. Në këtë proces ndodheshin 32 të arrestuar, të cilët u kapën në vrullin e operacionit anti drogë në Stamboll gjatë vitit 2013. Mediat turke raportojnë se, në mesin e tyre është edhe këngëtari, Cenk Eren si dhe aktorja e njohur, Gizem Karaca.