Can Yaman është një nga aktorët më të njohur turq, karakteristikë e të cilit janë flokët e gjatë dhe mjekra. Por së fundmi Can ka bërë një ndryshim drastik në pamje. Ai ka prerë flokët shkurt dhe ka heqyr mjekrën. Shkak i këtij ndryshimi është bërë shërbimi ushtarak që ai do të kryejë në Izmir. Ka qenë vetë berberi i aktorit i cili ka publikuar foton, ku vështirë ta njohësh. Kujtojm se Can ka pranuar se është me origjinë shqiptare, pasi u bë i famshëm me rolin e tij protagonist në “Erkenci Kus”.