Aktori Bruno Shllaku: Artisti Gëzim Kruja ndërroi jetë, por në të gjallë i dha gjallëri përjetësisë

0

Shkruan Bruno Shllaku

Sot u ndaj prej nesh Gëzimi i humorit, Gëzimi i talentit unik, Gëzimi që na shkriu së qeshuri me rolet e bukura që u futën në çdo shtëpi shqitare.

I dha sot kësaj dite një trishtim ndarja nga jeta e interpretit të talentuar që diti të shfrytezoj pa koprracllek talentin brilanrt.  Gëzim Kruja edhe pse ishte bashkekohës i të mëdhenjve të humorit Shkodran, navigonte sebashku me Tano Banushin, Gjosho Vasinë, Jolanda Shalën, Dana Xhajn, Zyliha Milotin, Katrina Bigën, Bik Pepën, Paulin Prekën, Zef Dedën,  Besnik Çinarin etj., të cilët për fatin e mirë të artrit tonë, u bënë të gjithë “viganë”.

Ai nisi e bitisi me shkollën më të vështirë të humorit, atë të mimikës e gjestikulimit, gjë që rradhë e zoterojnë aktorë tashmë në Botë. Gëzimi ishte nje Toto shkodranë, qe mbeti sinonim i te qeshurës me shpirt e me zemër.

Artisti i popullit Lec Shllaku, u largua nga kjo jetë me një mosrealizim për dëshirën e flakët të tij që: Kurrë nuk punova një Komedi të Moljerit me Gezim Krujën, (kjo jo për fajin e tij por të njerëzve që nuk respektojnë artistin dhe që janë në ç’drejtim të Teatrit Shkodran e vazhdojnë rrugët e ndyra te diskrimimit)!

Gëzim Kruja nuk u strehua në Çadrën e askujt. Të gjithë donin te ishin në çadrën e tij. Ai ngelet në Obeliskun e madh të kujtesës shqiptare për karakteret që jetësoi për ti pavdekësuar në fondin plot dritë të humorit.

Artisti i madh prej ca kohësh ishte i kyçur brënda një robërie vetmuese, por gjithherë në respektin e miqve të tij dhe i pranishëm në shumë ekrane edhe sot. Ka lënë pas vlera të mëdha në lëmin e humorit e kulturës shqiptare.

Një interpret i pa shoq, ku asnjë titull s’mund ta vlerësoj atë, përveçse Nderi i Kombit. Kurrë s’do ta mëndoja se ky mik i mirë i imi, do të ulte siparin e jetës me rregjizuren time të fundit të tijë .në skenë, duke lënë akoma të pa kryer misionin e madh që ai kishte marrë mbi vete…

Artistët si Gëzimi  nuk vdesin, ata në të gjallë i kanë dhënë gjallëri përjetësisë

Lamtumirë miku im i mirë! 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu