‘Ai nuk do t’i kujtojë momentet me mua’! Arzu prek me rrëfimin për djalin

0

Esra Ronabar është ndër aktoret më të njohura në Turqi dhe numëron role të shumta në filma e seriale. Por me rolin e “Arzus” në serialin “Xhenet”, aktorja po merr famë edhe në Shqipëri.Esra Ronabar është e martuar me aktorin Baris Falay të cilin e njihni të gjithë prej roleve në disa seriale që janë transmetuar në TV Klan.

Aktorët janë prindër të një djali 10 vjeç. Në një intervistë së fundmi Esra Ronabar ka rrëfyer se pas lindjes së djalit është bërë shumë e ndjeshme.

“Në vitet e para kur u bëra nënë, telefonoja nënën time dhe i thoja ‘Nënë më fal, tani të kuptoj shumë mirë’. Mëmësia më ka ndryshuar shumë. Nuk zemërohem si dikur, jam shumë e duruar. Të jesh prind është e vështirë, por unë e kam bërë djalin mik.

Me profesionin tim kam përfituar edhe në aspekte të tjera të jetës, sidomos me djalin tim. Krijojmë lojëra të reja, krijojmë karaktere të reja. Të gjithë mund ta bëjnë këtë. Unë punoj shumë, edhe me seriale, edhe në teatër. Për shkak se jam shumë e ngarkuar nuk mund të kujdesem për djalin aq sa dua.

Gjithë kohën time të lirë e kaloj me të. Kur punoja shumë, nëna më telefonoi dhe më tha: ‘Djali yt sot është 1 vjeç, nesër 5, 10. Ai nuk do t’i kujtojë momentet kur ishit me të’. Tani jam në një periudhë shumë të mirë të jetës time. Kam pranë fëmijën tim, familjen time, prindërit e mi janë gjallë.

Kjo duket normale, por për mua është e veçantë. Kur një person nuk ka humbur asgjë, çdo gjë duket në rregull. Për shembull jam sëmurur dhe pasi jam shëruar e kam kuptuar vlerën e shëndetit. Nëna ime dhe djali janë idhujt e mi”, është shprehur aktorja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu