Afrimi i prangave për gjithë hajdutët tërbon Ilir Metën: Bën presion se do të kallëzojë penalisht Ardian Dvoranin e KED-së, por “noterja” pushim dhe e bën të hënen!

0

Presidenti Ilir Meta, ka lajmëruar në një konferencë për shtyp, se ka vendosur të kallëzojë penalisht, kryetarin e KED-së, Ardian Dvorani, për Shpërdorim Detyre dhe Përvetësim i Titullit të Detyrës Shtetërore.

Dëshiroj t’ju bëj me dije vendimin tim si presidenti dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal, si Presidenti i Republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kallëzim në Gjykatën e Lartë.

E akuzoj për këto vepra penale:

1- Shpërdorim detyre neni 248 kodit penal

2 -Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.

Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kallëzim përpara Prokurorisë”,- deklaroi kreu i shtetit.

Presidenti shpjegoi se janë disa shkelje që janë mjaft të rënda për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Presidenti tha se KED nuk ka kompetencë të botojë vendimet në Fletoren Zyrtare, por vetëm në faqen online. “Botimi në Fletoren Zyrtare është shkelje e hapur me qëllim për të manipuluar opinionin dhe ndërkombëtarët”.

Presidenti tha se se “siç jeni bërë me dije, nga debati publik dhe deklaratat publike, është konstatuar se në KED janë kryer disa shkelje të rënda nga Ardian Dvorani, që i kapërcejnë shkeljet ligjore. Veprimet dhe mosveprimet e Dvoranit, sjellin pasoja të pariparueshme në sistemin e drejtësisë. Presidenti i Republikës pasi ka konstatuara këto veprime, vlerëson se ato përbëjnë shkelje disiplinore. Kallëzimi me qëllim fillimin e hetimeve ndaj Dvoranit, dhe përvetësimi i titullit dhe detyrës shtetërore, vlerësohet se ai ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz”,- tha kreu i shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu