Shtetasit afganë që u strehuan në Lezhë pas evakuuimit nga Afganistani, janë ngritur sot në protestë dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria. “Jemi të harruar”, shkruhet në pankartat e tyre.
Vendi ynë mori një numër të madh të shtetasve afganë pas largimit të tyre nga Kabuli, por mesa duket qëndrimi i tyre në Shqipëri kaq e ka pasur pasi ata duan të largohen. “Amerika është përgjegjëse për ne”, “Duam të evakuuohemi”, shkruhet në pankarat e tyre.
Kujtojmë se, pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani mijëra bashkëpunëtorë dhe intelektualë vendas u larguan prej andej. Shtetet e Bashkuara i shpërndan ata në vendet mike, një prej tyre Shqipëria, për t’i tërhequr më vonë në “tokën e ëndrrave” me dokumente të rregullta.
Një pjesë e këtyre shtetasve janë larguar nga Shqipëria, e po ashtu dhe nga vendet e tjera që pranuan refugjatë, por nuk dihet nëse procedurat vazhdojnë të ngadalta apo janë ndërprerë.