Afera me ‘Sterilizimin’, Ilir Beqaj sërish në SPAK

0

Nuk ka qetësi për Ilir Beqajn, ish ministri është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK ku pritet të merret në pyetje për aferën me ‘Sterilizimin’…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sërish në SPAK ditën e sotme.

Beqaj ishte i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në orën 09:00.

Ish-ministri Ilir Beqaj është në hetim edhe për abuzimet te SASPAC, Agjencia e koordinimit të fondeve të huaja. Kujtojmë se të martën më 9 janar, Ilir Beqaj u mor në pyetje për rreth 9 orë për koncesionin e sterilizimit.

Në një prononcim për mediat, Beqaj tha se seancat e marrjes në pyetje do të vijojnë ndërsa përsëriti sërish kërkesën ndaj SPAK, që të administrohen të plota materialet e raportit të e auditit të KLSH-së.

Teksa i konsideroi hetimet komplekse, Beqaj nënvizoi se është e nevojshme që të shtrihen më herët se dhënia e koncesionit nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013.

Në këtë mënyrë, Beqaj tentoi të justifikonte aferën me sterilizimin teksa tha se hetimet duhet të fillojnë që në kohën kur ish kryeministri Berisha ishte në pushtet.

Por ai konfirmoi atë që shkroi “Pamfleti” tre ditë më parë, se kërkon hetimin e Ogerta Manastirliut. Ai u shpreh se duhet të heteohet se si u zbatua koncesioni. Ministre pas tij ishte Manastirliu.

Ai tha më tej se mori konfirmim nga prokurorët se do t’i kthehen sendet e sekuestruara në kuadër të hetimit që po bëhet për këtë çështje.

“Siç keni vënë re dhe ju janë disa seanca të gjata pyetjesh. Çështja është komplekse edhe sot nuk përfunduam seancat e pyetjes. Pritet të kemi dhe raportet e KLSH.

Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që të shtrihen në dy pjesë nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013. Janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës.

Sot me prokurorët komunikuam dhe më thanë se do kem shpejt ato sende që mu sekuestruan. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora. Sot u sqarua edhe fakti që Gazi dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe s’kanë lidhje me çështjen tjetër”, u shpreh Beqaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu