Adriatik Doçi i Rilindjes u dënua si shpifës nga gjykata, ja vëndimi

0

Adriatik Doçi, gazetar që ditët e fundit ka marrë rolin e zëdhënësit e grupit kriminal të inceneratorëve, është i dënuar për shpifje.

Është i njëjti, Adriatik Doçi i përdorur nga grupi kriminal gjoja për të paditur Arben Ahmetaj, por në fakt veprimi i tij ishte një shantazh ndaj SPAK pasi dokumentat nuk ishin publikuar në media.

Pra masha e një skenari të grupit kriminal të inceneratorëve një pjesë e të cilëve janë në burg e një pjesë jashtë, rezulton i dënuar nga drejtësia.

Me anë të vendimi numër 1104, datë 23.02.2021, Doçi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, për shpifje në lidhje me rastin e ish-drejtoreshës arsimore Kamëz, Ermioni Cekani.

Kujtojmë se Doçi e shantazhonte Cekanin, për ta marrë në punë bashkëshorten e tij.

Madje sipas disa emaile-ve që janë publikuar Doçi e kërcënonte hapur drejtuesen e arsimit, duke i thënë po se e kishte personale me të, dhe se do t’u tregonte shqiptarëve për të gjitha dallaveret që sipas tij janë bërë brenda dhe jashtë zyrës së saj.

Kështu ai ka vazhduar me publikimin e disa shkrimeve për të cilat është paditur nga Ermioni Çekani dhe bashkëshorti i saj, Sejdin Cekani.

Gjykata pas shqyrtimit të çështjes, ka konstatuar se ka pasur shpifje nga ana e Doçit dhe ka marrë vendimin për dënim.

Vendimi/ Doçi i Rilindjes u dënua si shpifës nga gjykata

“Detyrimin për të paditurit Adriatik Doçi për të shpërblyer dëmin jopasuror, shkaktuar paditëses, Ermioni  Cekani, në masën 1 000 0000 lekë.

Detyrimin e të paditurit Adriatik Doçi për të shpërblyer dëmin jopasuror, shkaktuar paditësit, Sejdin Cekani në masën 200 000 lekë.

Detyrimin e të paditurit, Adriatik Doçi, të publikojë me shpenzimet e tij, një deklaratë përgënjeshtruese dhe vendimin e formës së prerë të Gjykatës, në një gazetë kombëtare të përditshme si dhe në portalin “Pamfleti”, thuhet në vendimin e Gjykatës numër 1104, datë 23.02.2021, lëshuar nga gjyqtarja Fida Osmani.

Vendimi/ Doçi i Rilindjes u dënua si shpifës nga gjykata

Si e shantazhonte Doçi drejtuesen e arsimit?

Nga një email i deputetit socialist në atë kohë, Sadri Abazi, i publikuar në media për drejtoreshën e Arsimit në Kamëz, Ermioni Cekani, thuhet se duhet ndihmuar gazetari Adriatik Doçi, pasi ishte i tyre, pra i PS-së dhe u duhej.

 “Përshëndetje Ermioni, shiko çfarë mund të bësh për këtë gazetarin që punon te ‘shqiptarja.com’… është i joni, na duhet… Faleminderit!”, thuhet në email-in e publikuar më herët në media.

Bëhet fjalë për një email të vitit 2017, pasi Abazi ishte kontaktuar nga Doçi, siç do ta lexoni në email-in e mëposhtëm.

Vendimi/ Doçi i Rilindjes u dënua si shpifës nga gjykata

Më pas kanë dalë në dritë email-e të tjera pasi bashkëshortja duket se nuk ishte punësuar dhe Doçi ka përfunduar duke kërcënuar Drejtoreshën e Arsimit.

 “Përshëndetje! Si jeni! Deputeti Pjerin Ndreu, që përfaqëson Kamzën, më rekomandoi t’ju takoj në emër të tij për çështjen e punësimit të bashkëshortes.

Nejse, tani nuk më intereson më emërimi i bashkëshortes sime. Dua t’u tregoj shqiptarëve për dallaveret që janë bërë brenda dhe jashtë zyrës tënde. Po, e kam personale me ty. Dhe jam i vendosur të vijoj deri në fund në rrugët e ligjshme”, thuhet në një nga mesazhet e Doçit.

Vendimi/ Doçi i Rilindjes u dënua si shpifës nga gjykata

Vendimi/ Doçi i Rilindjes u dënua si shpifës nga gjykata

Më pas ai ka vijuar me shkrime të tipit si “ndonëse humbi në konkurs, Cekani u emërua përgjegjëse e Zyrës Arsimore në Kamëz në kundërshtim me ligjin.

Gruaja e gazetarit, siç u raportua në media në atë kohë, kur dolën në dritë kërcënimet, rezulton e renditur e 41-ta në portal, pra jo fituese.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu