Adi Krasta publikon foton me syrin e nxirë, si u dhu.nua për një kompliment? (FOTO)

0

Gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta ka publikuar një foto të viteve ’90 kur shfaqej me sy të nxirë në drejtimin e spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”.

Fotoja u publikua dje nga Krasta në profilin e tij në “Instagram” në kohën kur në media shfaqej debati në Kuvend për dhu.nën e ushtruar ndaj gazetarit Bledi Kasmi. Inc.identi që shkaktoi edhe ushtrimin e dhu.nës ndaj Krastës ishte një ngjarje e bujshme e viteve ’90, kur për herë të parë një moderator i guximshëm dhu.nohej për vetëm një kompliment që bëri gjatë spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”.

“Panorama” kontaktoi me gazetarin Adi Krasta për domethënien fotos së publikuar prej tij në rrjetet sociale, në lidhje me kontekstin e saj dhe mbi in.cidentin që shkaktoi atë shenjë në syrin e moderatorit që u komentua gjatë në vitet ’90.

Krasta ka pranuar se fotoja u publikua prej tij, por ka theksuar se duhet të jetë publiku vetë ai që duhet ta interpretojë foton.

“Nuk dua të bëj asnjë koment lidhur me këtë foto, unë kam postuar edhe foto të tjera në profilin tim dhe kjo ishte një foto e radhës. Janë foto të vjetra që unë i ruaj në telefon dhe nuk kishte ndonjë qëllim të caktuar. Nuk dua të bëj asnjë koment, e di që është bërë lajm dhe unë nuk dua të bëj lajm mbi lajm. Publiku është i lirë ta interpretojë vetë atë foto”, ka deklaruar Krasta për “Panorama”.

Në fillim të viteve ’90 një program i quajtur “12 vallë- zime pa një të shtunë” nën drejtimin e Adi Krastës dhe Valbona Çobës ndryshoi perceptimin mbi televizionin dhe theu shumë tabu për kohën. Në një prej këtyre mbrëmjeve, Adi Krasta me një formë të re prezantimi të pakrahasuar me asnjë prej prezantuesve të kohës “guxon” dhe komplimenton një prej vajzave të publikut, të cilën e ftoi në skenë.

Komplimenti miqë- sor i moderatorit nuk u pranua qetësisht nga partneri i vajzës së komplimentuar nga Adi Krasta. Pak ditë pas shfaqjes së spektaklit në ekran, Krasta dhu.nohet nga një prej atyre që rëndom në atë kohë njihej si i “fortë”, i cili kishte edhe një lidhje me vajzën e publikut.

Ngjarja mori vëmendje të madhe, ndërkohë që qeveria e kohës vendosi të marrë në mbrojtje moderatorin e njohur, duke i siguruar edhe shoqërimin me truproja të Gardës së Republikës.

Atëherë kur pritej edhe qëndrimi që Krasta do të mbante lidhur me këtë episod të pakëndshëm, moderatori vendosi të shfaqej menjëherë në puntatën e radhës, duke mos tentuar të fshehë shenjat e dhunës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu