A ka shanse për Bashën për tu bërë lider i vërtetë!?

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Tomas Jefferson deklarone se: “Liderat e mirë tregojnë të vërtetën. Ndershmëria është kapitulli i parë në librin urtësisë”! Duhet shumë punë në Shqipëri për tu bërë një lider i vërtetë dhe i ndershëm Në këta 30 vite vërtetësia dhe ndërshmëria dhe urtësia e liderve politik në Shqipëri ka qenë në nivele të ulëta. Më vjen keq, por politika në Shqipëri i ka bërë shumë dëm, zhvillimit, integrimit dhe sistemit të drejtësisë. Nëse Jefferson vlerëson ndërshmërinë e liderve politikë, një pjesë e shqiptarëve e quajmë ndershmërinë e liderve politikë, “budallallëk”. Ky mentalitet është shumë i dëmshëm dhe duhet që të rinjtë që merren me politikë të prezantojnë vlera intelektuale dhe të ndershmërisë! Lulzim Basha, kryetari P.D.-së, ose lideri i opozitës shqiptare ëshë sot personi më i përfolur, i sulmuar nga Rilindja dhe kryesisht nga ish-politikanë dhe opinionistë të pakënaqur brënda PD-së dhe opozitës. Më kujtohen protestat e opozitës mbi 100 mijë tiranas dhe shqiptarë që kërkonin ndryshimin dhe nuk mendoj se ndonjeri prej këtyre kundërshtarëve të Bashës, do të kishte fuqinë e fjalës për të krijuar ndjenja dhe emocione për ndryshim. Të jesh lider i mirë dhe i ndershëm nuk është e lehtë sot në një botë që ka ndryshuar shumë. Nuk bëhe lider as fute në politikë në studio televizive. Sikur të ishte një debat normal brënda PD-së nuk ka asgjë të keqe! Por kur sulmet kthehen në akuza personale dhe pa fakte ndikojnë negativisht tek kjo forcë politike, tek rezultatet e zgjedhjeve dhe tek zhvillimet demokratike në Shqipëri. Po lexoja së fundi një shkrim ku shkruhej pa pasione, se opozita sot, përfaqësuesit e saj në parlament japin shpresë për të ardhmen dhe kanë formim politik dhe intelektual. Këtë konstatim do ta vërtetojë koha. Opozita PD, pavarësisht se nuk është në qeveri ka rolin e saj të rëndësishëm në demokraci.
Numri i kundërshtarëve brënda PD-së është shumë i madh dhe pati ndikim tek zgjedhjet e 25 Prillit. Por edhe numri i figurave të reja në PD është po kaq i madh sa kundërshtitë e Grupimeve në PD në TV dhe në tavolina. Kam besim nuk do i’a vari njeri kur të krahasojnë Grupimet ne PD që kundërshtojnë me përfaqësuesit e PD-së në parlament që mbrojnë opozitën. Largimi i grupeve në PD do të ndikojë pozitivisht për të ardhmen e PD-së, mbasi do të pastrohet nga politikanë që nuk i’a kishin me sinqeritet, pa merita kësaj force politike edhe postin politik e patën dhuratë. Nuk i ka larguar Basha këta politikanë, por janë vet-larguar dhe i kanë votuar kundër antarsia e PD-se. Kjo është edhe sfida e Lulzim Bashës për të drejtuar një grup të ri në parlament dhe pwr tw sfiduar kundrshtarwt e tij. Këta personazhe janë: Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Myslim Murrizi etj. Sot përfaqësuesit e PD-së në paralament janë edhe një shenjë pozitive e kësaj force politike që jep besim për të ardhmen. Është shumë herët për të folur. Reformat politike brënda një partie kërkojnë punë, përkushtim dhe durim për tu realizuar, sidomos në partitë në Shqipëri. Për mendimin tim P.D., opozita dhe lideri Basha kanë mundësi për tu përmirësuar dhe duhet ta studjojnë shumë mirë situatën politike që është edhe një shans ndoshta për zgjedhje të reja ose për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri dhe largimin e Edi Ramës. Një PD serioze dhe me alternativa e re do ta bëjë Edi Ramën dhe Rilindjen të mendojë thellë dhe të reagojë për qeverisjen e mandatit të tretë që e vodhën! Së pari: është ogur për PD-në dhe të ardhmen e saj largimi i këtyre politikanëve të “dështuar” që kanë penguar dhe vazhdojnë të pengojnë ardhjen e PD-së në pushtet duke punuar për Edi Ramën dhe akuzuar Lulzim Bashën. Këtë lojë e kanë kuptuar demokratët e ndershëm dhe ata shqiptarë pa parti dhe elektorati gri që aspirojnë një Shqipëri më të mirë! Së dyti Basha e largoi Berishën në momentin e duhur, mbasi e kërkoi Departamenti i shtetit amerikan si person non-grata për të shpëtuar PD-në dhe të ardhmen e saj. Nuk është gabimi apo faji ose shkelja statuore e Bashës, largimi i Berishës. Berisha kishte 4 muaj kohë të reflektonte dhe të largohej nga politika për të shpëtuar P.D.-në dhe të ardhmen e saj. Më kujtohet një deklaratë e DASH kohën e protestave kur kërkonin se, nëse në protesta do të ketë “viktima”, PD do të deklarohej si parti terroriste. Lulzim Basha nuk është një politikan i pagabueshëm. Gjatë kësaj periudhe ka bërë gabime, por debati brënda partisë ka qenë shumë i pamoralshëm dhe i keq dhe ka ndikuar për të keq, sa edhe blerja e votës nga Rilindja, që kanë penguar reformat e vërteta . Lulzim Bashën e kanë mbështetur me votë demokratët, por Berisha me heshtjen e tij në raport me kundërshtarët e Bashës në PD, duhet të mbante njq qëndrim më të qartë, mbasi të gjithë kundërshtarët i ka promovuar vetë dhe ata kanë detyrime për PD-në mbasi partitë janë institucione shtetërore dhe kanë qenë ish-ministra të qeverisë së tij. Lëvizjet dhe vendimet e fundit politike të Bashës dhe përfaqësuesit e PD-së në parlament, japin besim për të ardhmen dhe për ndryshime të vërteta dhe ndershmëri në Shqipëri! Ndryshimet e vërteta dhe reformat e vërteta të japin shanse për të bërë një politikë më të vërtetë dhe më afër realitetit në Shqipëri!
2. PD është duke u reformuar, por nuk mund të “rithemelohet”!
Gjatë këtyre viteve PD është reformuar dhe ka bërë ndryshime statuore dhe poitike. Në PD sot ka përfaqësues me nivel politik dhe intelektual. Vetëm ata që kërkojnë një PD të ndarë janë kundër disa reformave në PD. Basha është zgjedhur 3 herë nga antarësia me votimin një anëtarë një vote, që ka qenë një risi. Jam zhgënjyer kur kam dëgjuar Sali Berishën kur deklaroi që i kam kërkuar dorëheqjen. Së pari Berisha nuk ka bërë kurrë zgjedhje të lira në PD dhe ka emëruar njerëzit që i kanë interesuar. Asnjë nuk ka mundur të kundërshtonte dhe mbështetësit lokal e Berishës filluan të ndjekin format e tij në PD. Burri i shtetit nuk i nxjerr bisedat që bën me të tjerët. Burrat e shtetit kanë edhe DSK, dokument të sigurisë kombëtare. Me të vërtetë Basha dhe PD, kanë humbur, por analiza politike duhet bërë me qetësi kur një Kryeministër si Rama i blen dhe manipulon zgjedhjet. Prandaj Basha ka kërkuar sistematikisht zgjedhje pa Edi Ramën duke qenë i bindur se Rama e manipulon procesin zgjedhorë. Protestat e opozitës, me qindra e mijëra mbështetës ishin mbështetje për PD-në dhe Bashën dhe zgjedhje të lira pa Edi Ramën. Por situata e jashtëzakonshme Tërmeti dhe Pandemia ndikuan negativisht për largimin e Ramës dhe ai e shfrytëzoi këtë situatë për qëllimet e tija. Lulzim Bashën e kam mbështetur që në vitin 2005, si një politikan me të ardhme dhe model perëndimorë për të bërë reforma të vërteta, integruar Shqipërinë dhe një politikë të re në rajon dhe zhvillimin e vendit dhe mbi të gjitha për të bërë reforma të vërteta në PD. Në PD në periudhën që ka qenë kryetarë Sali Berisha, institucionet e PD-së nuk kanë zbatuar statutin. Në këtë kontekst më kujtohet ish-sekretari i PD-së, i cili ka luajtur një rol negative në zgjedhjet në PD, duke zgjedhur ata individë që i pëlqenin dhe nuk kundërshtonin Berishën.
Nuk do ti referohem teorive konspirative as kundërshatëve të Bashës që nuk kanë nivelin e tij politik, as psikologjik, as fizik, Kadilli, Harxhi, etj nuk kanë aftësi politike dhe drejtuese për të qenë lider të PD-së dhe të mundin dhe të lobojnë si Edi Ramën. Këta personazhe nuk janë “modele” për të mundur Bashën brënda PD-së jo më të rrëzojnë Edi Ramën nga pushteti. Shumica e zërave kundër Bashës në PD, nuk kanë programe të qarta për të drejtuar PD-në, por hatërmbetje për një vend në lista për deputet. Të jem realist edhe për zërat që kërkojnë reformimin e PD-së nuk kanë të drejtë. Basha e reformoi PD-në duke promovuar gjithashtu figura politike liberal-konservatore me të ardhme si G. Duma, O. Pampuri, J. Tabaku, A. Rushaj, E. Salianji, B.Këllici, T.Alizoti, G.Bardeli, F. Acka, D Teliti, K.Collaku, E. Alibeaj, A.Gjekëmarkaj, F. Hoxha, I. Zhupa. etj të cilët mendoj se do të krijojnë një të ardhme ndryshe të PD-së. Të gjithë këta figura si në planin intelektual ashtu edhe politik kanë një nivel më të lartë se kundërsharët e PD-së, Bashës dhe të vetëlarguarit. Prandaj përse disa ankohen për reforma politike dhe statuore në PD?!Sejcili lider, kryetarë fitues edhe në botë përzgjedh stafet me të cilat i përshaten karakterit politik dhe intelektual personal. Mendoj se PD nuk mund të rithemelohet. Në të gjitha nivelet, institucionet e PD-së ka edhe shumë figura të cilat kanë kontribut në 30 vite në PD duke qenë pjesë e PD-së së reformuar e që shumë shpejt do të ndikojnë në fitoren e PD-së.
3. Lulizm Bashës duhet ti japim edhe pak kohë për reformat e vërteta!
Kërkesa e partnerëve tanë është bashkëpunimi për reformat e mëdha pozitë-opozitë. Duke zbatuar rregullat e politikës duhet të presim rezultatet e reformës zgjedhore, territoriale dhe bashëpunimin e domosdoshëm për institucione të rëndësishme, duke përfshirë e zgjedhjen e presidentit dhe reformën në drejtësi. Në këtë kontekst kemi të drejtë pastaj mbas këtyre reformave që janë jetike për Shqipërinë, sic është edhe celja e negociatave, ti kërkojmë llogari Lulzim Bashës, pse jo edhe dorëheqjen. Pa rregulla loje dhe reforma të vërteta Edi Rama do të marri edhe mandatin e 4-të. Vetëm rregullat e lojës do të sigurojnë kushte për zgjedhje të lira lokale dhe kombëtare, pse jo edhe zgjedhje të parakohëshme. Unë e kuptoj padurimin e demokratëve dhe shqiptarëve dhe të gjithë atyre që kërkojnë një Shqipëri më të mirë! Si përfundim Lulzim Basha ka mundësi të bëhet lider i vërtetë dhe të bëhet kryeministër, mbas këtyre reformave, debatit në parlament dhe lobimit më të fuqishëm me partnerët europianë dhe Sh.B.A.të Jam optimist për të ardhmen drejt perëndimit me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu